Njoftim nga mbledhja e 239-të e Këshillit Drejtues të Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik

logo_asjo_

Këshilli Drejtues i Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik më datë 16.09.2025 (e martë), e mbajti mbledhjen e 239-të në të cilën:

 

  1. U miratua procesverbali i mbledhjes së 238-të të Këshillit Drejtues të Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik.
  2. Sipas nenit 18 paragrafit 1, alineaja 15 e Statutit të Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik, anëtarët e Këshillit Drejtues u informuan për mënyrën dhe realizimin e trajnimeve për ligjëruesit e angazhuar dhe për cilësinë e mësimdhënies gjatë gjashtë muajve të parë;
  3. Drejtori i Akademisë i informoi anëtarët e Këshillit Drejtues на për realizimin e hapave nga Agjenda e Reformave 2024-2028 – plotësimin e vendeve të lira për gjykatës dhe prokurorë publik, pas së cilës Këshilli Drejtues e ngarkoi Akademinë që t’i drejtohet Ministrisë së Financave, përmes Këshillit Buxhetor me kërkesë nëse janë  siguruar mjete për pranimin e 130 dëgjuesve nga gjenerata e nëntë për vitin 2026 .