Akademia realizoi një trajnim për ‘Bashkë-palësinë e domosdoshme në bashkësinë trashëgimore dhe kontratat e së drejtës trashëgimore

DSC_0595

Akademia për gjykatës dhe prokurorë Publikë, sot (27 shkurt 2026), realizoi një trajnim me temë: ‘Bashkë-palësia e domosdoshme në bashkësinë trashëgimore dhe kontratat e së drejtës trashëgimore’, i dedikuar për gjykatës dhe bashkëpunëtorë profesionalë nga departamentet civile në gjykatat e të gjitha zonave të apelit.

Trajnimin e realizuan: Ljubica Koliq, gjykatëse në Gjykatën Themelore Civile Shkup dhe Daniela Minovska, gjykatëse në Gjykatën Themelore Civile Shkup

Trajnimi zhvillohet me qëllim të avancimit dhe unifikimit të praktikës gjyqësore në trajtimin e çështjeve nga materia civile, veçanërisht në lidhje me bashkë-palësinë e domosdoshme në bashkësinë trashëgimore dhe kontestet që rrjedhin nga kontratat e së drejtës trashëgimore, përmes thellimit të njohurive teorike dhe praktike si dhe analizës së praktikës relevante gjyqësore.