TRAJNIM I SPECIALIZUAR PËR GJYKATËSIT E SAPOZGJEDHUR POROTË

logo_asjo_news_mk

Akademia për gjykatës dhe prokurorë publik në pajtim me nenin 42 paragrafin 4 nga Ligji për Gjykatat (,,Gazeta Zyrtare e RMV-së’’ nr: 58/2006, 35/2008, 150/2010, 83/2018, 198/2018 dhe 96/2019) organizon trajnim të specializuar për gjykatësit e sapozgjedhur porotë nga Gjykata Themelore e Radovishit, Gjykata Themelore Strumicë dhe Gjykata Themelore Kavadar, i cili do të mbahet më 08 dhe 09 korrik 2024 (e hënë dhe e martë) në hapësirat e Akademisë (Lamella 3), me fillim nga ora 10:00.

Këshillimi është i detyrueshëm dhe pas trajnimit gjykatësit porotë do të pajisen me certifikatë të trajnimit të përfunduar.

            Prezantimet e tyre në trajnim do ti kenë znj. Lidija Tanevska Jadrovska, këshilltar i pavarur gjyqësor në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, znj. Ljubica Koliq, gjykatës në Gjykatën Themelore Civile Shkup, znj. Lidija Martinova, gjykatës në pension në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe znj. Zuica Naumova, gjykatës në pension në Gjykatën e Apelit në Shkup.

Temat që do të trajtohen në këshillim janë si më poshtë:

  • Moduli 1 – „ Njohuri të përgjithshme në fushën e së drejtës materiale civile “
  • Moduli 2 – „ Zbatimi i Ligjit për Procedurën Civile
  • Moduli 3 – „Konflikt interesash / Masat Antikorruptive / Etika dhe Kodi i Etikës dhe Organizimi dhe Kompetenca e Gjykatave “
  • Moduli 4 – „ Njohuri të përgjithshme në fushën e së drejtës penale materiale / politikës ndëshkuese
  • Moduli 5 –„ Zbatimi i Ligjit për Procedurën Penale

            AXHENDA sipas së cilës do të bëhet këshillimi, mund ta shkarkoni këtu.

MATERIALET PUNUESE të cilat do të përdoren në këshillim mund t’i shkarkoni këtu.

            Për informacion shtesë, ju lutemi kontaktoni personin përgjegjës për trajnimin nga Akademia në këtë imejl-adresë: Ivana.Milanovik@jpacademy.gov.mk.