
Akademia për gjykatës dhe prokurorë publik dhe Akademia Gjyqësore e Turqisë organizojnë dy ngjarje, përkatësisht një konferencë rajonale dhe një konkurs, nga data 22 deri më 24 maj 2024. Të dyja ngjarjet do t’i kushtohen çështjeve bashkëkohore që lidhen me të drejtat e njeriut dhe zbatimi i tyre mbështetet financiarisht dhe logjistikisht nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim-TIKA, si dhe nga partnerët dhe mbështetësit e huaj të Akademisë: Qendra e Gjenevës për Menaxhimin e Sektorit të Sigurisë – DCAF dhe Misioni i OSBE-së në Shkup.
Përkatësisht, Akademia për gjykatës dhe prokurorë publik fitoi vendin e parë në vitin 2022 në garën e organizuar në Ankara të Turqisë, ku morën pjesë disa shtete nga Ballkani Perëndimor, në të cilin ekipe të përbëra nga studentë të trajnimit fillestar nga akademitë e rajonit dhe gjykatësit e sapozgjedhur të cilët udhëhiqeshin nga mentorë. Fitimi i vendit të parë është arsyeja pse Akademia dhe Republika e Maqedonisë së Veriut po presin disa delegacione nga rajoni që do të mbërrijnë në Shkup dhe do të jenë pjesë e ngjarjeve.
Profesionistë të njohur ligjorë nga Maqedonia e Veriut, Turqia dhe Greqia do të kenë prezantimet e tyre në një konferencë rajonale kushtuar të drejtave të njeriut.
Të pranishmëve me fjalë hyrëse do t’u drejtohen njerëzit e parë të dy akademive, kryetarët e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve Publikë të Maqedonisë së Veriut, si dhe njerëzit e parë të Misionit të OSBE-së në Shkup dhe DCAF.
Përveç Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë, përfaqësues dhe ekipet e tyre u dërguan nga: Serbia, Kroacia, Mali i Zi, Rumania, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Shqipëria dhe Kosova.