
Akademia për gjykatës dhe prokurorë publik „Pavell Shatev“ organizon këshillim me temë: “Zbatimi i dispozitave të Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale në punën prokuroriale“, e cila do të mbahet më 07 korrik 2023 (e premte), në hapësirat e Akademisë, me fillim nga ora 10:00.
Këshillimi është dedikuar për oficerët e mbrojtjes së të dhënave personale nga të gjitha prokuroritë në RMV.
Ligjërues të këshillimit do të jenë m-r. Liljana Pecova Ilieska nga Organizata joqeveritare IMPETUS dhe znja. Sllobodanka Sllavkovska nga Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Për informata shtesë ju lutemi kontaktoni personin nga Akademia që është përgjegjës për realizimin dhe atë në këtë email: Ivana.Milanovik@jpacademy.gov.mk.
Agjendën sipas së cilës do të zhvillohet këshillimi mund ta shkarkoni këtu.