Zëvendësdrejtori i Akademisë, gjykatësi Ilir Iseni mori pjesë në Konferencën rajonale me rastin e shënimit të Ditës së gjyqësisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut

IMG-0e2652af57fbef9b5000090c72d8eb95-V

Zëvendësdrejtori i Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik, gjykatësi Ilir Iseni mori pjesë në Konferencën rajonale me temë: “Të mbahet rezistenca dhe paanshmëria: pamje nga prizma e Shoqatës së gjykatësve” e cila u mbajt më 31 mars 2023, si pjesë e aktiviteteve me rastin e shënimit të Ditës së gjyqësisë, që u organizua nga ana e Shoqatës së gjykatësve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në bashkëpunim dhe mbështetje të Misionit të OBSE-së në Shkup.

Në kuadër të pjesës ceremoniale fjalimet e tyre i kishin: Ambasadori i  OBSE Misioni në Shkup, Kilijan Vall, Kryetarja e Gjykatës Supreme të RMV-së, gjykatësja Besa Ademi, Kryetarja e Këshillit gjyqësor të RMV-së, znj. Vesna Dameva, zëvendësshefi i Misionit –Ambasada e SHBA-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Erik Majer, dhe zëvendës ambasadori – Ambasada e Mbretërisë së Hollandës, Robert Deker.

Pas pjesës ceremoniale, panelistët e ftuar biseduan për rolin e Shoqatës së gjykatësve në zhvillimin e rezistencës gjyqësore ndaj korrupcionit, si dhe për efektin dhe efikasitetin e sistemit gjyqësor nga perspektiva e Shoqatës së gjykatësve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Zëvendësdrejtori i Akademisë, gjykatësi Iseni në mënyrë aktive mori pjesë në debatin qëu zhvillua gjatë Konferencës.