
Akademia për gjykatës dhe prokurorë publik “Pavel Shatev” në pajtim me Katalogun e Trajnimeve për vitin 2023, organizon këshillim me temën “Aspektet kriminalistike dhe juridike penale të delikuencës së të miturve të RMV-së” i cili do të mbahet më 22 dhjetor (e premte) 2023 nga Ora 10:00, me prezencë fizike, në ambientet e Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik, Lamella 3.
Këshillimi është i dedikuar për prokurorët publikë, gjyqtarët e gjykatave, departamentet dhe bashkëpunëtorët profesional nga të gjitha zonat e apelit.
Ligjërues të këshillimit do të jenë m.k. Natasha Godzoska, prokurore publike në Prokurorinë Themelore Publike Shkup dhe z.Dushan Josifov, gjykatës në Gjykatën Themelore Penale Shkup.Për informata shtesë, ju lutemi kontaktoni personin nga Akademia përgjegjëse për organizimin edhe atë në këtë imejl-adresë: mamudije.ibraimi@jpacademy.gov.mk ose në tel. 02/2401-569.
Axhendën sipas së cilës do të zhvillohet këshillimi mund ta shkarkoni këtu.