
Akademia për gjykatës dhe prokurorë publik „Pavell Shatev“ ne pajtim me Katalogun për trajnime për vitin 2024, organizon këshillim me temë Direktivat e BE-së për mbrojtjen e konsumatorëve që janë transpozuar në Ligjin për mbrojtjen e konsumatorëve të Republikës së Maqedonisë, vendimet e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë lidhur me zbatimin e këtyre direktivave” i cili do të mbahet më 21 tetor (e hënë) 2024, me fillim nga ora 10:00, me prezencë fizike, në hapësirat e Akademisë.
Këshillimi u dedikohet gjykatësve dhe bashkëpunëtorëve profesional nga departamentet civile dhe penale nga të gjitha zonat e apelit.
Ligjërues i këshillimit do të jetë Dr. Marijana Llonçar Vellkova, Kryetar i Organizatës së konsumatorëve të Maqedonisë
Për informata shtesë, ju lutemi kontaktoni personin nga Akademia përgjegjëse për organizimin në adresën e emailit mamudije.ibraimi@jpacademy.gov.mk ose në tel. 02/2401-569.
Agjendën sipas së cilës do të zhvillohet këshillimi mund ta shkarkoni këtu.