Prezantimi i Metodologjisë për hulumtimin e praktikës gjyqësore për miratimin dhe zbatimin e masave të posaçme hetimore

image00003

Më 23.01.2024 (e martë), në Akademinë për Gjyqtarë dhe Prokurorë Publikë “Pavel Shatev” Shkup, në bashkëpunim me DCAF – Qendra e Gjenevës për Qeverisjen e Sektorit të Sigurisë, në kuadër të Marrëveshjes së nënshkruar për bashkëpunim, u mbajt tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Metodologjisë për hulumtimin e praktikës gjyqësore për miratimin dhe zbatimin e masave të posaçme hetimore në Maqedoninë e Veriut.

 

Metodologjia është zhvilluar nga tre profesorët universitarë: prof. dr Aleksandra Gruevska Drakulevski, prof. Besa Arifi dhe Prof. Dr Boban Misoski.

 

Të pranishmit e vlerësuan Metodologjinë si udhëzim gjithëpërfshirës dhe të dobishem gjithashtu për zbatimin e të njejtës në praktikë u propozua zgjerimi i grupit të punës me përfaqësues nga institucionet e tjera të përfshira në procesin e miratimit gjyqësor dhe zbatimin e masave të posaçme hetimore.

Procesi i kryerjes së hulumtimit do të vazhdojë gjatë vitit 2024 nën udhëheqjen e Akademisë së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë, dhe me mbështetjen e DCAF.

Ky aktivitet është pjesë e Programit për Reforma në Sektorin e Inteligjencës dhe Sigurisë në Maqedoninë e Veriut që zbatohet nga DCAF – Qendra e Gjenevës për Qeverisjen e Sektorit të Sigurisë, dhe financohet nga Zvicra, Suedia dhe Holanda.