Trajnim me pagesë për luftimin kundër korrupsionit dhe ndërtimit të integritetit – Akademia Ndërkombëtare për luftimin Kundër Korrupsionit (IACA)-

logo_asjo_news_mk

Akademia për gjykatës dhe prokurorë publik dhe Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) në bashkëpunim dhe me mbështetjen financiare të Projektit të BE-së “Sundimi i Ligjit”, ju ofrojnë mundësinë të regjistroheni për një trajnim online me pagesë të organizuar nga Akademia Ndërkombëtare për Luftimin e Korrupsionit (IACA) .

Trajnimi do të zhvillohet në qershor 2024, përmes 4 seancave live, që do të zgjasin katër javë. Çdo seancë do të zgjasë 90 minuta dhe do të mbahet çdo të mërkurë dhe të enjte (6, 12, 20 dhe 27 qershor), nga ora 14:00 deri në 15:45. Java e pestë do t’i kushtohet një kuiz të bazuar në sistem, i cili mund të bëhet në çdo kohë. Pas përfundimit të suksesshëm të kuizit do të pajiseni me certifikatë.

Për trajnim mund të aplikojnë oficerët dhe nëpunësit e integritetit që veprojnë në rastet e parandalimit dhe zbulimit të korrupsionit, si dhe drejtuesit e sektoreve/departamenteve, drejtuesit e ekipeve dhe personat që mbajnë pozicione drejtuese të nivelit të mesëm.

Njohja e shkëlqyer e gjuhës angleze është e detyrueshme.

Më shumë detaje rreth trajnimit, kushteve dhe mënyrës së aplikimit do të gjeni në dokumentin e mëposhtëm:

Nëse jeni të interesuar, mund të aplikoni në këtë imejl-adresë: sashenka.gramatova-ljuben@rolaw.mk jo më vonë se 19 prill 2024.