Njoftim nga Komisioni i pranimit

logo_asjo_news_mk

Të nderuar kandidatë që jeni paraqitur në Shpalljen publike për pranim  në gjeneratën e 9-të të dëgjuesve në trajnimin fillestar,

Ju njoftojmë se sot, Komisioni i pranimit e mbajti seancën e saj të 17-të. Komisioni shqyrtoi disa kërkesa në lidhje me punën aktuale dhe ishte lajmëruar se janë në fazë të përpunimit aktet nënligjore të Akademisë, me çka aktet do të harmonizohen me dispozitat e Ligjit të ri për Akademinë për gjykatës dhe prokurorë publik.

Komisioni kërkoi nga shërbimi profesional i Akademisë që të informohet për të gjitha ndryshimet eventuale të termineve të përcaktuara në Dinamikën kohore për mbarvajten e provimit, me qëllim të njoftimit të menjëherëshëm të kandidatëve.

Për këtë qëllim, ndiqni ueb faqen tonë ku në kohën e duhur do të njoftoheni për të gjitha ndryshimet e mundëshme lidhur me mbarvajtjen e provimit pranues.