
Të nderuar kandidatë të paraqitur në shpalljen publike për gjeneratën e IX të trajnimit fillestar në Akademinë për gjykatës dhe prokurorë publik,
Ju njoftojmë se Komisioni pranues sot mbajti seancë në të cilën e përcaktoi Dinamikën kohore për zhvillimin e pjesës së mëtutjeshme të provimit pranues, me të cilën mbajtja e fazave të provimit pranues u përputh me Ligjin e ri të Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik.
Si edhe më parë, ju njoftojmë se e njëjta paraqet pasqyrim orientues sipas të cilit do të zhvillohet mbajtja e fazave të mbetura të provimit pranues, ndërsa për dhënien e provimit të secilës fazë do t’ju njoftojmë me lajmërim të veçantë, ndaj ndiqni rregullisht ueb faqen tonë.