Njoftim për dhënien e pjesës me shkrim të provimit praktik

logo_asjo_news_mk

Të nderuar kandidatë të regjistruar në shpalljen publike për pranimin e 130 dëgjuesve në gjeneratën e IX të trajnimit fillestar,

Në seancën e mbajtur më 16.04.2024, Komisioni i pranimit u njoftua nga Akademia se pjesa me shkrim e provimit praktik mund të mbahet në datat 26, 27 dhe 28 prill 2024 (e premte, e shtunë dhe e diel) në ambientet e Fakultetit për shkencat informatike dhe inxhinierinë kompjuterike (FINKI), sepse provimi me shkrim kërkon hapësira me kompjuterë, të cilat do të duhet të përmbajnë ligjet e nevojshme për përgatitjen e aktgjykimeve. Për këto arsye, Komisioni vendosi që pjesa me shkrim e provimit praktik të mos mbahet nga 18 deri më 21 prill 2024, por në datat 26, 27 dhe 28 prill 2024.

Ndiqni rregullisht faqen tonë të internetit ku në periudhën e ardhshme do të publikohen datat dhe orari i provimeve sipas grupeve.