![DSC_7206[1]](https://jpacademy.gov.mk/wp-content/uploads/2023/03/DSC_72061-scaled-thegem-blog-default.jpg)
Shkup, 29 mars 2023 (MIA) – Akademia për gjykatës dhe prokurorë publik përsëri vërteton që ka një rol të rëndësishëm si dhe garanton sistemin gjyqësor me praktikantë juridik të riedukuar dhe kualitativ, të cilët respektivisht do t’i zbatojnë të drejtat njerëzore fundamentale, do ta respektojnë traditën juridike të shtetit tonë dhe me trajtimin e saj profesional do t’i integrojnë parimet e qeverisjes të së drejtës , ligjit dhe juridikut.
Këtë e theksoi sot në Gjykatën Supreme drejtoresha e Akademisë, Natasha Gaber Damjanovska në ceremoninë solemne ku u ndanë 58 çertifikata për kandidatët e gjeneratës së shtatë që kanë kryer për gjykatës dhe prokurorë publik në Akademinë për gjykatës dhe prokurorë publik „Pavell Shatev“.
Ajo kandidatëve u sugjeroi se duhet ta mbrojnë dhe shërbejnë interesin publik dhe se duhet të udhëhiqen sipas parimeve juridike, dhe jo sipas njëanshmërisë personale ose mendimit.
Asnjëher mos i kompromitoni vlerat shoqërore ose përkushtimin ndaj drejtësisë, edhe nëse ballafaqoheni me vendime të vështira por edhe nëse duroni presion nga forcat e jashtme. Njëkohësisht, vendimet e juaja kanë ndikim të thellë rreth jetave të njerëzve, për atë është e rëndësishme t’ju qaseni njerëzishëm, me empati, njëanshmëri dhe të jeni të saktë. Ju inkurajoj të ndërtoni një bashkëpunim të fuqishëm dhe efikas me institucionet e tjera në sistemin gjyqësor dhe në sistemin e drejtësisë. Respektoni edhe ata që janë hierarkisht prapa jush, por edhe ata që janë para jush. Bashkëpunimi dhe komunikimi janë kyçe për një sistem gjyqësor i cili funksionon mirë, ndërtimi i relacioneve të fuqishme me kolegët e juaj mund t’i lehtësojë dhe ti bëjë procedurat më efikase, theksoi Gaber Damjanovska.
Drejtoresha e Akademisë i përkujtoi kanditatët se puna e tyre është veçmas e rëndësishme dhe se mund të jetë e rëndë nga aspekti emotiv.
Do të punoni me lëndë të cilat do t’ua testojnë durimin dhe kufijtë e juaj, dhe do të jeni ju vet dëshmitarë të dhimbjeve dhe brengave të njerëzve tjerë. Gjatë realizimit të detyrave të juaja punuese, ju inkurajoj gjithmonë të mendoni për rëndësinë e empatisë, ndjesisë dhe përkushtimit. Ligji mund të jetë abstrakt dhe kompleks, por për shkak të rëndësisë së tij, bëhet fjalë për njerëzit dhe përvojat e tyre jetësore. Është me rëndësi të ndëgjohen tregimet e tyre, të kuptohen nevojat e tyre dhe të luftoni për t’ua siguruar drejtësinë e cila ju përshtatet. Poashtu, është e rëndësishme që të kujdeseni për veten, fizikisht dhe psikikisht, që të jeni në gjendje të punoni në mënyrën e duhur, sugjeroi Gaber Damjanovska.
Sipas saj, kërkimi ndaj ligjit dhe drejtësisë është proces që kërkon mësim të vazhdueshëm, vetëndërtim dhe bashkëpunim dhe u sugjeroi vazhdimisht që të mundohen t’i pasurojnë dituritë e tyre dhe t’i zhvillojnë artet e tyre.
Prokurori publik Lubomir Joveski kandidatëve për gjykatës dhe prokurorë publik u ndërmend se ata janë përfaqësuesit e gjeneratës së re të gjykatësve dhe prokurorëve publik të cilët në vete e mbartin hijen e këtyre reformave.
Prokuroria publike në periudhën e fundit është ndeshur me shumë probleme, si dhe në pikëpamje të kapaciteteve të tyre profesionale dhe kuadrike, pra kështu gjeneratës suaj do t’ju përkasë nderi për t’i përforcuar kapacitetet e gjykatave dhe prokurorive publike. Dua të ju theksoj se e drejta duhet të jetë kyçëse dhe e respektuar nga qytetarët, ndërsa institucionet duhet të sigurojnë që kjo të vlen njëlloj për të gjithë, prezantoi Joveski.
Ai tha se prokurorët detyrat e tyre duhet t’i kryejnë pa ndikim nga jashtë, të menaxhohen vetëm nga interesi publik dhe ta kërkojnë të vërtetën.
Kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi kandidatëve u sugjeroi njëanshmërisht ta zbatojnë të drejtën, t’i zhvillojnë dhe t’i respektojnë të drejtat njerëzore dhe t’i sigurojnë të gjithë njerëzit të jenë në gjendje të jetojnë në bazë të ligjit. ajo shtoi se Këto janë baza, , të secilës demokraci të funksionuar e cila themelohet në qeverisjen e të drejtës dhe mbrojtjes së lirive dhe të drejtave njerëzore. Duke ua rikujtuar obligimet e tyre profesionale, kryetarja e Këshillit gjyqësor Vesna Dameva plotësisht i informoi kandidatët për gjykatës dhe prokurorë se sot në seancën e Këshillit është marrë vendimi për regjistrim të shpalljes për zgjedhje të gjykatësve nga lista e kandidatëve të Akademisë, shpallja e cila duhet të jetë e shpallur deri në fund të ditës.
Kryetari i Këshillit të prokurorëve publik, Antonio Joleski tha se kjo gjeneratë e kandidatëve për gjykatës dhe prokurorë publik vjen pikërisht tani kur ka, siç tha, lëndë të akumuluara dhe së shpejti prokurorët e rinj do të jenë të përfshirë në proces. Ai informoi se shpalljet për Këshillin e prokurorëve publik janë të kryera dhe se së shpejti kandidatët do të jenë të ftuar në intervista, ndërsa prokurorët e zgjedhur menjëherë do të renditen tek prokuroritë.
Zëvendësministrja e Drejtësisë Viktorija Avramovska Madiq, në ceremoninë solemne tha se mënyra e vetme që qytetarët të kenë besim më të madh në institucionet e tona gjyqësore është që të njëjtit të përshtaten me standardet ndërkombëtare. Konstatoi që kjo do të thotë investim në kualitetin dhe përgaditjen profesionale të kuadrit gjyqësor i cili është duke hyrë në sistemin gjyqësor.