KËSHILLIM me temë: Veprat penale të torturës, trajtimeve çnjerëzore dhe poshtëruese të nëpunësve policor dhe pjesëtarëve të policisë së burgut me referencë të veçantë për policinë

logo_asjo_news_mk

Akademia për gjykatës dhe prokurorë publik në pajtueshmëri me Katalogun e trajnimit të vazhdueshëm për vitin 2023 organizon këshillim me temë: „Veprat penale të torturës, trajtimeve çnjerëzore dhe poshtëruese të nëpunësve policor dhe pjesëtarëve të policisë së burgut me referencë të veçantë për policinë“, që do të mbahet më 13 qershor 2023 (e martë), në hapësirat e Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik, me fillim nga ora 10:00.

Këshillimi është dedikuar për prokurorët publikë, gjykatësit dhe bashkëpunëtorët profesional nga departamentet penale nga të gjitha zonat e apelit, dhe të njëjtën do ta zhvillojnë: znja. Gabriela Gajdova, gjykatëse në Gjykatën Themelore Veles, znja. Ruzhica Nikolovska, avokate dhe z. Jovan Cvetanovski, prokuror publik në Prokurorinë Themelore Publike Shkup.

Për informata shtesë Ju lutemi të kontaktoni personin nga Akademia që është përgjegjës për organizimin dhe atë në këtë email: mamudije.ibraimi@jpacademy.gov.mk

Agjendën sipas së cilës do të zhvillohet këshillimi mund ta shkarkoni këtu.