
Me qëllim vendosjen dhe formalizimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e forcimit të burimeve njerëzore dhe kapaciteteve institucionale në promovimin e parimeve të drejtësisë për fëmijët, mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe interesave të tyre më të mira, më 18 qershor 2025, drejtuesit e: Akademisë së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë, Irina Trajkoska Strezoski, Qendrës së Trajnimit në Ministrinë e Brendshme, Vlatko Mitkovski, dhe Institucionit Publik Instituti për Aktivitete Sociale Shkup, Stojan Stanislavski nënshkruan një memorandum bashkëpunimi.
Bashkëpunimi midis këtyre institucioneve do të realizohet përmes disa aktiviteteve të përbashkëta, të cilat përfshijnë: zhvillimin i sistemit të të nxënit dhe zhvillimit profesional; ngritjen e kompetencave të profesionistëve që marrin pjesë në sistem; si dhe kërkimin, analizën dhe krijimin e materialeve edukative.
Aktivitetet e parashikuara do të përfshijnë zyrtarët, punonjësit në gjyqësor, punët e brendshme dhe sistemin shtetëror të mbrojtjes sociale, në rast nevoje dhe me vendim të mekanizmit trepalësh, këto aktivitete mund të përfshijnë edhe institucione të tjera përkatëse me të cilat bashkëpunojnë institucionet nënshkruese të kësaj marrëveshjeje.