
Kursi për fasilitatorët të DCAF është përgatitur në kuadër të programit për ndërtimin e integritetit policor dhe është pjesë e serisë së kurseve elektronike që DCAF ka krijuar për forcimin e integritetit policor në institucionet partnere për zbatimin e ligjit. Ky kurs është i destinuar për njohjen me teoritë, modelet, konceptet dhe strategjitë për mësimin e të rriturve që janë të përshtatshme për planifikimin, organizimin, dorëzimin dhe vlerësimin e trajnimeve mbi çdo temë.
Si pjesë e programit për forcimin e kapaciteteve të punonjësve të AGJPP, është e dëshirueshme që ky kurs online të ndiqet para fillimit të trajnimit për Komunikim efektiv dhe administrimin e trajnimeve ose para fillimit të seancave të mentorimit.
Në kurs mund të qaseni online përmes vegëzës më poshtë, si nëpërmjet kompjuterit, laptopit apo telefonit mobil. Gjithashtu, këtë kurs mund ta gjeni edhe në gjuhën angleze në faqen e internetit të DCAF. (https://www.dcaf.ch/facilitators-course)
Vegëza deri te e-kursi (DCAF Facilitators Course):
https://elearning.easygenerator.com/124bb599-d991-407d-b718-5b1abfc3dbe9/
Në qasjen e parë, ju lutemi regjistrohuni/krijoni një llogari me emrin dhe mbiemrin tuaj, me e-mailin tuaj dhe fjalëkalimin sipas zgjedhjes suaj (Regjistrohuni tek faqja | DCAF – Kurs për fasilitatorë) për të ruajtur përparimin e kursit online dhe për të vazhduar me mësimin një ditë tjetër.
Pas përfundimit të suksesshëm të kursit, pjesëmarrësit do të marrin certifikatë përmes butonit “Shkarko certifikatën”.