
Në kuadër të bashkëpunimit tashmë të themeluar mes Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorëve Publikë dhe Qendrës për Bashkëpunim të Ndërkombëtarë Ligjor (CILC), më 22 tetor 2024, në ambientet e Akademisë, drejtoresha e Akademisë, prokurore Irina Trajkoska Strezoski dhe zv/drejtori i Akademisë, gjykatës, dr. Ilir Iseni, patën një takim pune me zonjën Veronika Efremova, përfaqësuese e Qendrës për Bashkëpunim të Ndërkombëtarë Ligjor (CILC), gjatë të cilit u shqyrtuan aktivitetet e propozuara që do të realizohen në periudhën në vijim në kuadër të bashkëpunimit të përbashkët.
Shtimi i trajnimit ekzistues për Njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore të huaja, duke paraqitur mundësitë e Konventës së Hagës për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore të huaja të vitit 2019. Për realizimin e suksesshëm të këtij trajnimi, u propozua prof. dr. Ilija Rumenov, së bashku me disa nga trajnerët ekzistues të Akademisë;
Realizimi i një trajnimi të ri për Ndihmën ndërkombëtare ligjore në çështjet civile dhe tregtare, e cila do të realizohet përmes Konventave të Konferencës së Hagës dhe marrëveshjeve bilaterale, dhe që është parashikuar të mbahet në muajin dhjetor 2024;
Një trajnim i ri për trajnerët, i cili gjithashtu pritet të mbahet gjatë muajit dhjetor 2024;
Dy trajnime të tjera për trajnerët, të cilat janë parashikuar për gjysmën e parë të vitit 2025.
Personat e parë të Akademisë konfirmuan angazhimin e tyre në realizimin e suksesshëm të aktiviteteve të filluara, por gjithashtu theksuan se Akademia do të ofrojë mbështetje të plotë në realizimin e aktiviteteve të ardhshme.