
Akademia për gjykatës dhe prokurorë publik „Pavell Shatev“ organizon këshillim me temë: „ Zbatimi i Ligjit për Shërbimin Gjyqësor dhe Ligjit për Shërbimin Prokurorial Publik “ e cila do të mbahet më 11 mars 2025 (e martë), në hapësirat e Akademisë-Lamella 1, me fillim nga ora 10:00.
Këshillimi është i dedikuar për zyrtarët e gjykatave dhe prokurorëve publikë nga të gjitha gjykatat dhe prokuroritë publike në RMV.
Ligjërues të këshillimit do të jenë znj. Silvana Dejanoska, administratore gjyqësore në Gjykatën Themelore të Manastirit dhe Maja Petrova, këshilltare dhe zëdhënëse në Prokurorinë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Për informata shtesë, ju lutemi kontaktoni personin nga Akademia përgjegjës për organizimin e këshillimit në adresën e mëposhtme të e-mail: Ivana.Milanovik@jpacademy.gov.mk ose në tel. 02/2401-572.
Agjendën sipas së cilës do të zhvillohet këshillimi mund ta shkarkoni këtu.
Materialet e punës që do të përdoren në kuadër të këshillimit mund t’i shkarkoni këtu.