Ftesë për webinarin “Nga heshtja te zgjidhjet: Praktika gjyqësore për ngacmimin e grave në vendin e punës”

aire-webinar-mkd

Qendra AIRE ju fton në webinarin „Nga heshtja deri tek zgjidhjet: Praktika gjyqësore për ngacmimin e grave në vendin e punës”, një diskutim kyç mbi problemin e tanishëm të ngacmimit me të cilin ballafaqohen gratë në vendin e punës. Bashkangjituni me një ligjeratë mbi luftimin e ngacmimit në vendin e punës, duke përfshirë ngacmimin seksual, malltretimin dhe mobingun.

Ky webinar është krijuar për gjykatës, prokurorë, avokatë dhe profesionistë të tjerë ligjorë, si dhe aktorë të shoqërisë civile, aktivistë të të drejtave të njeriut, gazetarë dhe studentë. Gjuhët e punës në webinar janë boshnjakisht/kroatisht/malazezisht/serbisht, me përkthim të disponueshëm në gjuhën shqipe, në gjuhën angleze dhe në gjuhën maqedonase. Nuk kërkohet regjistrim paraprak.

Webinari do të mbahet të hënën, 17 qershor 2024, nga ora 13:30 deri në ora 15:00 përmes Zoom. Bashkangjituni në webinar përmes këtij linku.

Qëllimi i këtij webinar-i është të ofrojë një perceptim në formë të ndryshme të ngacmimit dhe strategjitë efektive për ta përballuar atë. Nga malltretimi verbal dhe fizik deri tek kulturat e vendit të punës të cilat ato në radhë të parë i mundësojnë, ligjërimi do t’i ekzaminojë dinamikat e nuancuara të ngacmimit dhe do të bisedojë për përgjigjet e punëdhënësve  në lidhje me ngacmimin, duke përfshirë dhe trajtimin e denoncuesve. Diskutimi do të fokusohet në vendimin e rëndësishëm të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e njeriut në rastin Shpadijer kundër Malit të Zi, kështu që do të nxjerrë leksione të rëndësishme për një përgjigje efektive gjyqësore ndaj ngacmimit. Në webinar do të analizohen standarte të rëndësishme ndërkombëtare, duke i përfshirë edhe ata të caktuara nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Gjithashtu, ky webinar do të mundësojë mjete praktike për identifikim, ballafaqim dhe parandalim të ngacmimit në vendin e punës, duke theksuar rëndësinë e hetimeve në kohë dhe mbështetjes për ankuesit për të parandaluar viktimizimin dytësor.

 

Webinari do të udhëhiqet nga ekspertët Ivana Jeliç, gjykatëse dhe kryetare e departamentit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut; Vanja Vujoviç, gjykatëse e Gjykatës Themelore në Podgoricë, e emëruar në Sekretariatin e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut; dhe Nikolina Katiç, avokate e pavarur në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kroacisë.

Për më shumë informata rreth Programit të Ballkanit Perëndimor të Qendrës AIRE, vizitoni uebfaqen zyrtare.