Intervistë e zëvendësdrejtorit të Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik, z. Ilir Iseni, për gazetën e përditshme informative në gjuhën shqipe “Koha”.

“Është për t’u përshëndetur fakti se në gjeneratën e shtatë, nga gjithsej 60 kandidatë në trajnim fillestar, 15 janë shqiptarë, 5 janë nga bashkësitë e tjera, ndërsa 40 janë maqedonas. Sigurisht, e gjithë kjo konform Kushtetutës së RMV-së dhe ligjit aktual për Akademinë për gjykatës dhe prokuror publik, pasi parimi i përfaqësimit të drejtë është një nga parimet themelore të përcaktuara në Kushtetutë dhe në këtë ligj”, thotë Iseni

Vjollca SADIKU

Dibër, 26 korrik – Akademia për Gjykatës dhe Prokuror publik “Pavell Shatev” si institucion publik në Maqedoni është themeluar në vitin 2006 me aprovimin të Ligjit për Akademinë për trajnimin të gjykatësve dhe prokurorëve publik. Në vazhdimësi ka patur edhe disa ndryshime ligjore në lidhje me këtë Akademi. Gjatë këtij viti, zëvendësdrejtor i Akademisë është dibrani Ilir Iseni, i cili paraprakisht ishte gjykatës edhe kryetar disavjeçar i Gjykatës Themelore të Dibrës. Sipas Isenit, ka një rritje të interesimit të kandidatëve shqiptar në këtë Akademi.

Veprimtaria kryesore e Akademisë, thotë Iseni është pranimi dhe aftësimi profesional i kandidatëve për gjykatës dhe prokuror publik, trajnimi i vazhdueshëm dhe avancimi profesional i gjykatësve dhe prokurorëve aktual, trajnimi në kontinuitet i administratës profesionale në gjyqësor dhe prokurorinë publike dhe trajnimi i subjekteve që marrin pjesë në realizimin e ligjeve nga fusha e drejtësisë në Maqedoninë ë Veriut.  Në lidhje me përfaqësimin e drejtë të bashkësive etnike e veçanërisht të shqiptarëve në gjeneratën e shtatë në këtë Akademi, zëvendësdrejtori i Akademisë, Ilir Iseni thekson përfaqësimi është në pajtimme normën kushtetuese.

“Është për t’u përshëndetur fakti se në gjeneratën e shtatë, nga gjithsej 60 kandidatë në trajnim fillestar, 15 janë shqiptarë, 5 janë nga bashkësitë e tjera, ndërsa 40 janë maqedonas. Sigurisht, e gjithë kjo konform Kushtetutës së RMV-së dhe ligjit aktual për Akademinë për gjykatës dhe prokuror publik, pasi parimi i përfaqësimit të drejtë është një nga parimet themelore të përcaktuara në Kushtetutë dhe në këtë ligj”, thotë Iseni, ndërsa shton se paraprakisht – duke filluar nga gjenerata e parë e deri në gjeneratën e gjashtë, numri i përgjithshëm i kandidatëve të pranuar ka qenë 130, nga të cilët 20 shqiptarë, 8 nga bashkësitë e tjera dhe 102 maqedonas. Duke dhënë sqarime rreth Akademisë, bashkëbiseduesi i jonë thekson se të njëjtat parime rreth përfaqësimit të drejt dhe adekuat etnik vlen edhe për organet e Akademisë.

Me zëvendësdrejtorin e Akademisë për gjykatës dhe prokuror publik biseduam edhe në lidhje me përgatitjet që bëhen në Akademi për trajnimin fillestar e gjeneratës e tetë. Sipas Isenit në shpalljen publike për pranimin e 97 kandidatëve, në gjeneratën e tetë numri i përgjithshëm i kandidatëve të paraqitur është 497. Pas përfundimit të procedurave në lidhje me regjistrimin, pritet të caktohet edhe numri i përzgjedhur. Sipas Isenit, Akademia në frymën e  vazhdimësisë të aktiviteteve që ka ndërmarrë kohën e  fundit, edhe në vitin 2021 do të vazhdojë me realizimin e programit për punën e  Akademisë edhe atë me theks të veçantë për të arritur qëllimet siç janë sigurimi adekuat i kapaciteteve hapësinore, mirëmbajtja dhe azhurnimi i faqes, pasurimi i fondit me literaturë në bibliotekën e Akademisë dhe vazhdimi i  misionit të këtij institucioni me qëllim që të krijohet një sistem modern gjyqësor të bazuar në vlerat evropiane. (koha.mk)