Takim pune i zëvendësdrejtorit të Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik, z. Ilir Iseni, me Drejtorin e Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës, prof d-r Ylber Sela

AZGJ-ja ndihmon AGJP-në për përkthimin dhe lektorimin e akteve të brendshme

Drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës, Ylber Sela, sot e priti zëvendësdrejtorin e Akademisë së Gjykatësve dhe të Prokurorëve, Ilir Isenin, me ç’rast biseduan për bashkëpunimin midis këtyre dy institucioneve në fushën e përdorimit të gjuhëve zyrtare.

Më konkretisht, drejtori Ylber Sela, i premtoi përkrahje Akademisë së Gjykatësve dhe të Prokurorëve për përkthimin dhe lektorimin e akteve të brendshme të saj, duke pasur parasysh se nuk kanë persona të angazhuar me kualifikim përkatës.

Zëvendësdrejtorit të AGJP-së, Ilir Isenit, drejtori Sela ia dhuroi edhe botimet e AZGJ-së, që janë ndihmesë në zbatimin praktik të gjuhëve në administratë dhe gjithë sektorin publik.

Shkup, 26.7.2021