Publikimi i listës paraprake të renditjes nga testi kualifikues dhe provimit (pjesa me shkrim dhe me gojë)

Të nderuar kandidatë që merrnit pjesë në provimin pranues për trajnimin fillestar për gjeneratën e VIII,

Ju njoftojme se Komisioni mbajti sot seancën e saj të 64-të, për të cilën bashkangjitet njoftimi vijues nga Kryetari i Komisionit.

Me respekt,

Prof. d-r  Natasha Gaber Damjanovska

Tema: Njoftim nga Komisioni për provimin pranues

Komisioni për provimin pranues në seancën e 64-të, të mbajtur më 27.07.2021, pas përfundimit të procedurës për kundërshtim dhe për ankesa pas provimit (me shkrim dhe me gojë), inspektoi dhe kontrolloi pikëzimin dhe totalin e pikëve të mbledhura. Bazuar në vendimet e Komisionit dhe Këshillit drejtues, Komisioni inspektoi korrigjimin e pikëve, me çka përcaktoi listën paraprake të renditjes nga testi kualifikues dhe provimit (pjesa me shkrim dhe me goje).

Në interes të transparencës, Komisioni publikon edhe listën paraprake të renditjes sipas pikëve të fituara deri në fazën e deritanishme sipas komuniteteve dhe atë për maqedonasit, shqiptarët dhe komunitetet e tjera.

Në të njëjtën kohë, Ju njoftojmë se me publikimin e kësaj liste paraprake të renditjes nga provimi, konstatohet përfundimi i procedurës administrative, përkatësisht përfundimtarja e tij.

Për momentin, për shkak të padive të paraqitura nga kandidatët, procedura administrative-gjyqësore është në proçes, dhe pas përfundimit të plotfiqishëm të saj, Komisioni do të përcaktojë notën përfundimtare dhe do të publikojë listën e dëgjuesve në trajnimin fillestar për gjeneratën e VIII.

Në të njëjtën kohë, Ju informojmë se Këshilli drejtues më 19.07.2021 në përputhje me nenin 9 dhe nenin 13 rreshtin 21 të Ligjit për Akademinë për gjykatës dhe prokurorë publik (Gazeta zyrtare e RM, nr. 20/2015, 192/2015, nr. 231/15 dhe nr.163/2018) dhe në përputhje me nenin 42a të Statutit të Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik “Pavel Shatev” (Gazeta zyrtare e RM, nr. 56/2015, 205/2018 dhe nr.115/19) miratoi vendimin për caktimin e kuotave speciale për kandidatët që u përkasin  komuniteteve jo-shumicë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Kështu që, duke marrë parasysh të dhënat zyrtare të marra nga Enti shtetëror për statistikë, për përqindjen e komuniteteve që nuk janë shumicë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, sipas regjistrimit të fundit, nga shpallja totale për 97 dëgjues të trajnimit fillestar, prej të cilëve përveç 62 dëgjuesve që janë nga radhët e maqedonasve, përcaktohen:

– 24 dëgjues nga radhët e kandidatëve nga bashkësia etnike shqiptare,

– 4 dëgjues nga radhët e kandidatëve nga bashkësia etnike turke,

– 3 dëgjues nga radhët e kandidatëve nga komuniteti kombëtar rom,

– 2 dëgjues nga radhët e kandidatëve nga bashkësia etnike serbe,

– 1 dëgjues nga radhët e kandidatëve nga bashkësia etnike vllehe, dhe

– 1 dëgjues nga radhët e kandidatëve nga bashkësia etnike boshnjake.

Nga kjo, në përputhje me nenin 42a paragrafi 5 të Statutit të Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik, nëse një numër i mjaftueshëm i kandidatëve që plotësojnë kërkesat ligjore ose nuk kanë kaluar provimin pranues nuk paraqiten në kuotat e caktuara, vendet e lira plotësohen nga kandidatë të tjerë që plotësojnë kërkesat sipas renditjes së pikave të tyre përfundimtare gjegjësisht sipas suksesit nga lista përfundimtare e renditjes.

Me respekt,

Shkup, 27 korrik 2021

Kryetar,

Gjykatës Lidija Kanaqkoviç