LAJMËRIM PËR RRJEDHËN E PROCEDURËS ADMINISTRATIVO-GJYQËSORE PËR GJENERATËN E 8-TË TË DËGJUESVE NË TRAJNIMIN FILLESTAR

Të nderuar kandidatë të cilët keni dhënë provimin për pranim në trajnimin fillestar për gjeneratën e 8-të,

Në interes të lajmërimit transparent për të gjithë ju që keni dhënë provimin, si dhe për gjithë opinionin i cili është i interesuar për rrjedhën e pranimit pranues, ju informojmë se një pjesë e procedurave janë akoma në vazhdim pranë Gjykatës Administrative dhe Gjykatës së Lartë Administrative.

Gjegjësisht, nga 46 (dyzet e gjashtë) padi deri të Gjykata Administrative, 27 (njëzet e shtatë) lëndë janë të mbarura dhe të plotfuqishme pasi nuk janë ankimuar deri te Gjykata e Lartë Administrative. Nga 19 (nëntëmbëdhjetë) lëndët e mbetura, 9 (nëntë) lënde kanë mbaruar dhe janë të plotfuqishme me Aktgjykime nga ana e Gjykatës së Lartë Administrative. Në Gjykatën e Lartë Administrative janë edhe 3 (tre) lëndë, 2 (dy) lëndë janë në Gjykatën Administrative, 1 (një) lëndë është kthyer në mënyrë administrative në Gjykatën Administrative nga ana e Gjykatës së Lartë Administrative dhe 4 (katër) lëndë janë të gjykuara e të plotfuqishme dhe janë dërguar deri te Gjykata Administrative, që pastaj të dorëzohen deri te Akademia për gjykatës dhe prokurorë publik si dhe deri te paditësit.

Ju informojmë se pas përfundimit të procedurës administrativo-gjyqësore, respektivisht pas pranimit të të gjithë aktgjykimeve nga Gjykata Administrative dhe Gjykata e Lartë Administrative, Komisioni për provim pranues do të mbajë mbledhje dhe do të shpallë rang listën me rezultatet përfundimtare për ata të cilët e kanë dhënë provimin dhe rang listën përfundimtare për dëgjuesit e trajnimit fillestar dhe dëgjuesit e ardhshëm do të mund të fillojnë të ndejkin trajnimin fillestar pasi të kalojë afati i anulimit që zgjat më së paku 30 ditë nga publikimi i rang listës përfundimtare të dëgjuesve në trajnimin fillestar.

Në fund, ju falemnderohemi për durimin dhe ju lusim të ndiqni ueb faqen ku në kohë të përshtatshme do të lajmëroheni për të gjitha risitë.

Me respekt,

Akademia për gjykatës dhe prokurorë publik

Drejtor,

Prof. D-r Natasha Gaber Damjanovska