Lajmërim për rezultatet e arritura në kuadër të mësimit Teorik të dëgjuesve të trajnimit fillestar të gjeneratës së VII-të

Akademia për gjykatës dhe prokurorë publik i informon të gjithë dëgjuesit e trajnimit fillestar nga gjenerata e shtatë që momentalisht e ndjekin Modulin 3 nga mësimi teorik në Akademi, se rezultatet e detyrave me shkrim – esetë, detyrave të shtëpisë, testeve kontrolluese si dhe testet e njohurive nga Moduli 1 dhe Moduli 2 mund të shkarkohen në lidhjen vijuese.

Pas përfundimit të Modulit 3, gjegjësisht, pas realizimit të punës me shkrim – ese, detyrën e shtëpisë, testit kontrollues dhe testit për njohuri nga Moduli 3, do të vijoj publikimi i listës përfundimtare të rradhitjes me rezultate nga mësimi teorik.

Pas publikimit të listës përfundimtare të rradhitjes me rezultatet e mesimdhënies teorike, në përputhje me nenin 96 paragrafi 2 të Ligjit për Akademinë për gjykatës dhe prokurorë publik (Gazeta zyrtare e RM, nr. 20/2015, 192/2015, 231/2015, 163/2018), dëgjuesit e trajnimit fillestar që janë renditur më lartë në listën e rradhitjes nga mësimi teorik, kanë të drejtë të vendosin për të kryer profesionin e gjykatësit ose prokurorit publik, derisa të plotësohen vendet e lira për gjykatës ose prokurorë publik, dhe dëgjuesit e tjerë nga lista e renditjes caktohen në pozitat e mbetura për gjykatës, ose prokurorë publik.

Rezultatet në kuadër të mësimit teorik të dëgjuesve të trajnimit fillestar të gjeneratës së VII-të:

  1. Rezultatet – Moduli 1
  2. Rezultatet – Moduli 2
  3. Rezultatet – Gjithsej (Moduli 1 + Moduli 2)