(Shq) Takim pune i zëvendësdrejtorit të Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik, z. Ilir Iseni, me Drejtorin e Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës, prof d-r Ylber Sela

Sorry, this entry is only available in Shq. For the sake of viewer convenience, the content is shown below in the alternative language. You may click the link to switch the active language.

AZGJ-ja ndihmon AGJP-në për përkthimin dhe lektorimin e akteve të brendshme

Drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës, Ylber Sela, sot e priti zëvendësdrejtorin e Akademisë së Gjykatësve dhe të Prokurorëve, Ilir Isenin, me ç’rast biseduan për bashkëpunimin midis këtyre dy institucioneve në fushën e përdorimit të gjuhëve zyrtare.

Më konkretisht, drejtori Ylber Sela, i premtoi përkrahje Akademisë së Gjykatësve dhe të Prokurorëve për përkthimin dhe lektorimin e akteve të brendshme të saj, duke pasur parasysh se nuk kanë persona të angazhuar me kualifikim përkatës.

Zëvendësdrejtorit të AGJP-së, Ilir Isenit, drejtori Sela ia dhuroi edhe botimet e AZGJ-së, që janë ndihmesë në zbatimin praktik të gjuhëve në administratë dhe gjithë sektorin publik.

Shkup, 26.7.2021